Zyrtarët ukrainas denoncuan të mërkurën Rusinë pas shfaqjes në mediat sociale të një videoje që tregon një burrë me uniformë, që duket se po i pret kokën një burri tjetër të veshur me një uniformë me simbole ukrainase. Agjencitë e lajmeve nuk kanë arritur të verifikojnë ende nëse pamjet filmike janë të vërteta ose jo.
“Ka diçka që askush në botë nuk mund ta injorojë, atë se sa lehtë vrasin këto bisha”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një video-mesazh të postuar të mërkurën.
Zoti Zelenskyy tha se pamjet filmike tregonin ekzekutimin e një ushtari ukrainas të kapur rob”. Ai kërkoi reagim të përgjithshëm mbi këtë rast.
Të mërkurën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se videoja ishte e tmerrshme dhe shtoi se vërtetësia e saj duhet të verifikohet.
Ndërkohë Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba përsëriti qëndrimin kundër mbajtjes së presidencës së rradhës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga Rusia. Ai shtoi se Moska “duhet të dëbohet nga Ukraina dhe OKB-ja, si dhe të mbahet përgjegjëse për krimet që ka kryer”.
Ndërkohë autoritetet indiane njoftuan sot se Ukraina i ka kërkuar ndihmë humanitare, përfshirë ilaçe dhe pajisje mjekësore.
Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Indisë thuhej se kërkesa erdhi përmes një letre nga Presidenti Volodymyr Zelenskyy, drejtuar kryeministrit indian Narendra Modi, gjatë një vizite në Indi, nga zëvendësministrja e parë e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Emine Dzhaparova.
Në deklaratë thuhej gjithashtu se zonja Dzhaparova kishte thënë se kompanitë indiane mund ta konsideronin si mundësi përfshirjen në rindërtimin e infrastrukturës së Ukrainës.
Në një postim në Twitter zonja Dzhaparova shkruante se Ukraina beson se India “do të jetë në anën e duhur, në këtë moment historik”.
Në fjalimin e së martës në mbrëmje zoti Zelenskyy i bëri thirrje popullit të Ukrainës dhe aleatëve të vendit të tij, të mos e humbasin përqëndrimin në këtë fazë të konfliktit.
“Ne arritëm të bëjmë shumë së bashku me partnerët tanë për të mbrojtur popullin, Ukrainën dhe të gjithë Evropën, por kjo nuk do të thotë se është koha për të fjetur mbi dafina”, tha zoti Zelenskyy. Ai kërkoi më shumë përqendrim dhe unitet mbi sfidat me të cilat vazhdon të përballet vendi i tij./voa
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...