Më shumë se 280 nxënës të kidnapuar nga disa sulmues të armatosur në veriperëndim të Nigerisë, më herët gjatë këtij muaji, janë liruar të dielën dhe atyre nuk është shkaktuar ndonjë dëm, kanë thënë zyrtarë shtetërorë dhe ata ushtarakë.
Kidnapimet në Kuriga dhe Kaduna, më 7 mars, kanë qenë ndër më të mëdhatë në vjetët e fundit dhe kanë nxitur zemërim kombëtar si dhe ndjenjën e pasigurisë.
Mësuesit dhe banorët patën thënë që rreth 280 nxënës janë kidnapuar, ndërsa ushtria ka thënë fillimisht se 137 nxënës janë liruar.
“Pengjet e liruara, 137, janë 76 vajza dhe 61 djem. Ata janë shpëtuar në shtetin Zamfara dhe do t’i dorëzohen Qeverisë në Kaduna për veprime të mëtejme”, ka thënë zëdhënësi ushtarak, Edward Buba.
Më vonë janë liruar edhe nxënësit tjerë.
Mediat kanë thënë se nxënësit e kidnapuar janë të moshës prej tetë deri në 15 vjec.
Bandat e kriminelëve janë fajësuar për kidnapimet.
Ato vazhdimisht i kanë cak komunitetet në Nigeri, plaçkitin fshatrat dhe kryejnë kidnapime masive.
Familjarët kanë thënë se kidnapuesit kanë kërkuar shumë para në këmbim të fëmijëve, mirëpo presidenti i shtetit Bola Ahmed Tinubu ka urdhëruar që të mos kryehen pagesa.
Viktimat e kidnapimit në Nigeri zakonisht lirohen pas negociatave me autoritetet.
Një ligj i vitit 2022 e ka ndaluar që kidnapuesit të paguhen në këmbim të personave të rrëmbyer, dhe autoritetet mohojnë se bëjnë pagesa të tilla në mënyrë të jashtëligjshme./rel
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...