Një banore e qytetit jugor të Ukrainës, Kherson, tha se qyteti i saj ngjan me një zombie.
Gruaja, e cila kërkoi të identifikohej si Tanya, tha në një intervistë në CNN International se pushtimi rus ka shkaktuar një dëm të madh fizik dhe psikologjik, transmeton portal arbresh.info
“Është shumë e vështirë të jetosh në kushte të tilla, fizikisht, sepse nuk mund të bësh gjërat që ke bërë para luftës”, tha ajo. “Nuk mund të dalësh aq shumë, nuk mund të marrësh ajër të pastër, ndaj është e vështirë fizikisht”.
“Psikologjikisht, është edhe më e vështirë sepse i sheh të gjithë ata rafte bosh nëpër dyqane, i sheh të gjithë ata njerëz të armatosur që dalin për të ecur pranë teje, në rrugë dhe është e frikshme sepse janë anembanë qytetit,” shtoi ajo.
Udhëheqja e re e instaluar nga Rusia në rajonin ukrainas Kherson njoftoi sot planet për të bërë një kërkesë zyrtare për t’u bërë pjesë e Federatës Ruse.
“Autoritetet e rajonit Kherson do t’i bëjnë thirrje Presidentit të Rusisë me një kërkesë për të përfshirë rajonin në Rusi”, thuhet në një deklaratë në një kanal të ri Telegram, i cili duket se është i lidhur me administratën pro-ruse.
Tanya tha se ajo ka frikë nga ushtarët rusë që patrullojnë qytetin dhe se askush që ajo njeh nuk dëshiron të jetë pjesë e Rusisë.
“Unë nuk njoh asnjë person që do të donte të bashkohej me Krimenë – si pjesa e Federatës Ruse. Unë nuk njoh asnjë person në Kherson, thjesht duke folur në rrugë me ta, ata nuk duan të jenë pjesë e Federata Ruse”, shtoi ajo.
Tanya tha se pjesa më e madhe e banorëve të Kherson janë larguar nga qyteti dhe në orën 15:00 edhe ata pak banorë të mbetur mbyllen brenda.
Gruaja i tha CNN se dëshiron të largohet nga qyteti – si shumë nga miqtë e saj tashmë – por është shumë e vështirë sepse nuk ka korridore zyrtare evakuimi dhe dhjetëra pika kontrolli ruse.
Ajo tha se stacioni i trenit të qytetit nuk ka funksionuar që kur rusët morën qytetin dhe trupat ruse tani po e përdorin atë si bazë./arbresh.info/
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?