Lideri Suprem i Iranit Ali Khamenei ka dënuar vrasjen e shkencëtarit më të lartë bërthamor të vendit dhe bëri thirrje për veprim kundër autorëve të krimit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, Khamenei tha se të gjitha autoritetet përkatëse në Iran duhet të “vendosin seriozisht dy çështje thelbësore në agjendat e tyre” pas vrasjes së Mohsen Fakhrizadeh të premten.
“Së pari, duke hetuar këtë krim dhe duke ndjekur penalisht vendosmërisht autorët e tij dhe urdhëruesit e vrasjes” tha ai.
“Së dyti, vazhdimi i përpjekjeve shkencore dhe teknologjike të dëshmorit në të gjithë sektorët ku ai ishte aktiv”, shtoi Khamenei.
Udhëheqësi i Iranit iu referua Fakhrizadeh-s si një nga “shkencëtarët e shquar të vendit në fushat bërthamore dhe të mbrojtjes” dhe tha se ai ishte vrarë nga “mercenarë brutalë”, një referencë e tërthortë për Izraelin.
Fakhrizadeh u vra nga persona të armatosur të paidentifikuar në periferi të kryeqytetit Teheran të premten. Sulmuesit së pari hodhën në erë një makinë përpara tij dhe më pas hapën zjarr ndaj automjetit të tij.
Ministria e Inteligjencës së Iranit tha se agjencitë e sigurisë dhe inteligjencës kanë gjetur të dhëna që mund të çojnë tek autorët e krimit.
Ndërsa identiteti i sulmuesve është ende i mbuluar me mister, zyrtarë të lartë ushtarakë dhe politikë në Iran kanë drejtuar gishtat drejt Izraelit.
Pritet “hakmarrje”
Gjenerali Mohammad Baqeri, shefi i shtabit të ushtrisë, të premten e quajti vrasjen një “goditje në industrinë e mbrojtjes së Iranit” dhe tha se “hakmarrje e fuqishme” i pret vrasësit e shkencëtarit të lartë.
Fjalët e tij u përsëritën nga shumë të tjerë, duke përfshirë gjeneralin Husein Dehghan, këshilltarin më të lartë ushtarak të Udhëheqësit Suprem, gjeneralin Husein Salami, komandantin më të lartë të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, Ministrin e Inteligjencës Mahmoud Alavi, shefin e drejtësisë Ebrahim Raeesi dhe Kryetarin e Parlamentit Mohammad Baqer Ghalibaf.
Presidenti Hassan Rouhani gjithashtu bëri një deklaratë, ku dënoi vrasjen, duke fajësuar Izraelin.
Ai tha se vrasja nuk do të ndikojë në përparimin e vendit në fushën shkencore.
Zëdhënësi i qeverisë Ali Rabie tha se “agresori do të ndëshkohet patjetër, por jo në fushën e lojës që ai përcakton”, duke sugjeruar indirekt se qeveria nuk po e shikon hakmarrjen ushtarake tani.
Të premten në mbrëmje, një grup protestuesish u mblodhën përpara zyrës së Rouhanit në Teheran duke bërë thirrje për hakmarrje.
Analistët e sigurisë thonë se thirrjet në rritje për hakmarrje e kanë vënë qeverinë e Rouhanit në murë, duke bërë presion të shtuar mbi qeverinë e cila kishte filluar të zbusë qëndrimet pasi ajo shprehu simpati për administratën në ardhje të SHBA-së.
Zyrtarët në Iran fajësojnë Izraelin dhe të SHBA-në për vrasjen, që vjen vetëm disa ditë pas vizitës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Mike Pompeo në Tel Aviv.
Fakhrizadeh kishte kohë që ishte në radarët e agjencisë së spiunimit të Izraelit. Në vitin 2018, ai ishte përmendur nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një prezantim rreth programit bërthamor të Iranit.
Vrasja e tij është e fundit në një seri atentatesh të shkencëtarëve bërthamorë iranianë gjatë viteve. Irani gjithmonë fajëson Izraelin për vrasjet.
Laporta mund t’i befasojë të gjithë me transferimin e parë t...
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës
Situata energjetike në Kosovë, Rizvanolli takon sot përfaqës...
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier