Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, e përjashtoi mundësinë e negociatave me Uashingtonin, në lidhje me programin bërthamor dhe raketor të Teheranit.
Khamenei e cilësoi SHBA-në si “armikun kryesor të Iranit”.
“Sanksionet brutale të Amerikës ndaj Iranit kanë për qëllim shkatërrimin e ekonomisë sonë … Qëllimi i tyre është të kufizojnë ndikimin tonë në rajon dhe t’i frenojnë aftësitë tona raketore dhe bërthamore”, tha Khamenei në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror.
“Mbështetja në aftësitë tona kombëtare dhe zvogëlimi i varësisë sonë nga eksporti i naftës do të na ndihmojnë t’i rezistojmë presionit të Amerikës”, tha Khamenei.
Tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit janë në rritje, qëkur presidenti amerikan, Donald Trump, e ka tërhequr SHBA-në nga një marrëveshje midis Iranit dhe fuqive botërore, në maj të vitit 2018.
Me atë marrëveshje, Irani është zotuar se do t’i frenojë aktivitetet e tij bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Trump e ka cilësuar marrëveshjen, e cila është nënshkruar në vitin 2015 nga administrata e paraardhësit të tij, Barack Obama, si “më të keqën ndonjëherë”.
Uashingtoni më pas ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Iranit. Në përgjigje, Irani gradualisht ka filluar të shkelë angazhimet e tij bërthamore.
Administrata Trump thotë se dëshiron që Teherani të negociojë një marrëveshje më të gjerë, për të frenuar më tej aktivitetin e tij bërthamore, për të ndaluar programin e tij të raketave dhe për të kufizuar ndikimin rajonal të Republikës Islamike./rel/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...