Google ADS

Khamenei bën thirrje për mbështetje të Rohanit pas sanksioneve të SHBA-së

17:27 | 15 Korrik 2018
Arbresh.info

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei i ka bërë thirrje trupave shtetërorë që të mbështesin Qeverinë e presidentit Hassan Rohani, në luftën e tij, pas sanksioneve amerikane, duke thënë se “komploti” amerikan mund të mposhtet, raportojnë mediat iraniane.

“Besoj fuqishëm se nëse Qeveria ndërmerr masat e nevojshme, do të jetë në gjendje që të tejkalojë problemet dhe të mposht komplotin e Shteteve të Bashkuara”, u shpreh Khamenei gjatë një takimi me Rohanin dhe ministrat e kabinetit qeverisës.

Khamenei gjithashtu ka thënë se “përveç disa rasteve, siç është SHBA-ja, marrëdhëniet e shtetit me Lindjen dhe Perëndimin, duhet të rriten gjithnjë e më shumë”.

Mbledhja e jashtëzakonshme e thirrur nga Khamenei sot, kishte për qëllim diskutimin mbi situatën ekonomike të vendit, që është përkeqësuar pas vendosjes së sanksioneve amerikane.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump gjatë muajit maj ka tërhequr shtetin e tij nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe ka rivendosur sanksionet ekonomike ndaj Teheranit.

Teherani kishte arritur marrëveshje më 2015 me fuqitë botërore, mbi programin e tij bërthmor. Sipas marrëveshjes, Iranit do t’i lehtësoheshin sanksionet eknomike, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme