Ligjvënësi republikan, Kevin McCarthy është zgjedhur kryetar i ri i Dhomës së Përfaqësuesve pasi fitoi në raundin e 15-të pas skenave kaotike në Kongres amerikan.
Partia e McCarthy kishte marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve – Dhomën e Ulët të SHBA-së – pas zgjedhjeve afatmesme në vjeshtën e vitit të kaluar, me një shumicë të vogël 222-212 kongresistësh.
Zakonisht, zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit vijon pa probleme, është si një formalitet, ku lideri i partisë më të madhe merr besimin për të udhëhequr këtë tempull të demokracisë amerikane, raporton cnn.
Megjithatë, ndarjet e fundit në Partinë Republikane nënkuptonin se kjo nuk do të ndodhë shpejt dhe kjo zgjati deri në raundin e 15-të të votimit.
Në votimin e 14-të, McCarthy mori 216 vota, një më pak se numri i nevojshëm për një fitore. Por, në raundin e ardhshëm më në fund fitoi me rezultatin 216-211.
Ai u zgjodh me votat e më pak se gjysmës së anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve vetëm sepse pesë bashkëpartiak nuk i dhanë votat e tyre – duke mos mbështetur McCarthy si lider, por gjithashtu duke mos votuar për një kandidat tjetër.
Kryetari i zgjedhur, Kevin McCarthy tha se Dhoma e re e Përfaqësuesve dëshiron që SHBA-ja të fitojë garën ekonomike me Kinën, duke iu referuar vendit si “Partia Komuniste Kineze”.
“Ne do të trajtojmë gjithashtu sfidat afatgjata të Amerikës, borxhin dhe ngritjen e partisë komuniste kineze. Sa i përket partisë komuniste kineze, ne do të krijojmë një komitet të përzgjedhur dypartiak për Kinën për të hetuar se si të rikthehen qindra mijëra vende pune që shkuan në Kinë dhe më pas do të fitojmë këtë garë ekonomike”, tha ai.
Ndërkohë, Hakeem Jeffries bën histori si ligjvënësi i parë me ngjyrë që drejtoi një parti në Kongresin amerikan, gjegjësisht demokratët.
Ndryshe, presidenti amerikan, Joe Biden e uroi McCarthy për marrjen e detyrës së re dhe se është i përgatitur të punojë me republikanët në Capitoll Hill.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...