Banorët e Republikës Çeke tani mund të blejnë gjera në dyqane të biçikletave dhe në dyqane kompjuterike, mund të luajnë tenis dhe të notojnë. Austria planifikon që te rihap bizneset e vogla pas Pashkëve. Danimarka do të rihap çerdhet për fëmijë dhe shkollat nga java e ardhshme nëse numri me të infektuar do të jetë stabil. Gjithashtu edhe Norvegjia do të rihap çerdhet për fëmijë, shkruan arbresh.info
Këto vende do të jenë të parat në Evropën Perëndimore që do t’i kthehen jetës së përditshme gradualisht, duke mos e lakuar edhe më shumë kurbën e të infektuarve me koronavirus.
Kjo gjë do të shërbej për vendet e tjera edhe si mësim se si të rifillojnë jetën.
Dr. Peter Dobrac, ekspert i shëndetit publik tha për CNN se këto vende që po zbusin masa e marra janë shumë “të rëndësishme dhe shembuj që ka shpresë”.
Çdo lirim i masave të marra më shumë se ç’duhet është një rrezik më i madh./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?