Shtetet e Bashkuara ende kanë ushtrinë më të fuqishme në botë, duke i lënë pas Rusinë e Kinën.
Sipas rendimit botëror më të ri SHBA shpenzon 600 miliardë dollarë në vit për buxhetin e mbrojtjes dhe ka një fuqi njerëzore në dispozicion prej 145,215,000, transmeton portali arbresh.info.
Rusia që është e dyta në renditje, shpenzon më pak se 45 miliardë dollarë në vit, ndërsa Kina 161 miliardë dollarë, sipas ueb faqes Global Firepower.
Për më tepër, Shtetet e Bashkuar do të shohin rritje të shpenzimeve të mbrojtjes nën presidentin Donald Trump, i cili ka propozuar një rritje prej 54 miliardë dollarësh për këtë departament.
Ranglista është bazuar në mbi 50 faktorë dhe njëra prej tyre është buxheti i shtetit për ushtrinë, fuqia njerëzore dhe shuma e pajisjeve që ka shteti./Arbresh.info
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...