Mediet ndërkombëtare kanë publikuar rezultatet e sondazheve në lidhje me zgjedhjet të Parlamentit Evropian.
Gjiganti mediatik “BBC”, ka publikuar një grafikë se si radhiten deri më tani partitë që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.
Në bazë të kësaj grafike janë duke prirë Nacionalistët e krahut të djathtë (ENF). Deri më tani ENF ka arritur që të sigurojë 57 ulëse në Parlamentin Evropian.
Më pas janë liberalët që kanë siguruar 101 ulëse, 34 më shumë sesa nga viti 2014.
Në këto zgjedhje të Gjelbrit kanë arritur që të sigurojnë 70 vende në Parlamentin Evropian, me më shumë 20 vende sesa në mandatin e kaluar.
Sipas kësaj statistike të “BBC”, pavarësisht se e djathta qendrore EPP është duke prirë, kjo parti ka rënie për 43 vende në krahasim me zgjedhjet e fundit të vitit 2014, transmeton lajmi.net.
Po ashtu, rënie janë duke shënuar edhe Social Demokratët, të cilët edhe pse në vend të dytë, ata kanë 44 ulëse më pak në Parlamentin Evropian.
Rezultatet më poshtë nuk janë përfundimtare dhe mund të ndryshojnë pasi që të numërohen të gjitha votat.
Diçka e re po vjen nga Keisi Medini?
Përplasen trenat në Rusi, të paktën 14 të plagosur
Samiti BE-BP: Liderët e Ballkanit realizojnë foton familjare...
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës
Emocionuese, Parashqevi Simaku flet me djalin dhe ish bashkë...
”Karta e Romës”: ”Albania” fjala më e kërkuar e medias itali...