Siç është bërë tashmë e ditur, për shkak të rritjes së numrit të rasteve, Qeveria Federale ka vendosur masa të reja, më të ashpra. Ato janë të vlefshme nga sot deri më 24 janar dhe përfshijnë pikat e mëposhtme:
Detyrimi për vënie të maskës zbatohet në ambiente të mbyllura kudo ku zbatohet edhe detyrimi për certifikatë.
Takimet private nuk përfshihen në këtë detyrim.
Vendet për tu ulur janë të detyrueshme, kur shkoni në restorante dhe klube për të ngrënë ose pirë. Nëse në ato lokale zbatohet rregulli 2G, (pra, lejohen vetëm të vaksinuarit dhe të shëruarit) atëherë nuk e keni detyrimin e mbajtjes së maskës.
Në rastin e aktiviteteve sportive dhe kulturore, duhet të mblidhen edhe detajet e kontaktit.
Të gjitha institucionet publike për të cilat aplikohet detyrimi për certifikatë mund të kufizojnë qasjen për të vaksinuarit dhe të shëruarit -(2G). Nëse e bëjnë këtë, ata mund të heqin dorë nga detyrimi për të mbajtur një maskë.
Në mënyrë të ngjashme, rregulli 2G mund të zbatohet edhe për të gjitha aktivitetet, në hapësira të brendshme ose të jashtme.
Detyrimi për certifikatë zbatohet për aktivitetet e brendshme në të cilat ka qasje publiku dhe për të gjitha aktivitetet sportive dhe kulturore amatore, në ambiente të mbyllura, transmeton albinfo.ch.
Për aktivitetet në natyrë, detyrimi i certifikatës vlen kur janë 300 persona e më shumë. Deri më tani, ky detyrim vlente për 1000 e më shumë persona.
Në takime private, përdorimi i certifikatës është një “rekomandim urgjent”, që, me fjalë të tjera mbetet vetëm rekomandim dhe nuk bëhet fjalë për detyrim.
Po ashtu “rekomandimi urgjent” vlen edhe për punën nga shtëpia (Home Office).
Të gjithë punonjësit duhet të mbajnë maskë në ambientet e brendshme ku janë të pranishëm disa persona.
Vërtetimet e testimit, që lëshohen pas testit të shpejtë (antigjen) janë të vlefshme vetëm për 24 orë dhe jo për 48 orë si ka qenë deri më tani, përcjell albinfo.ch. Ndërsa testet PCR janë ende të vlefshme për 72 orë.
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...