Emri Norvegji (Norway = North + Way) do të thotë rruga drejt veriut. Zyrtarisht njihet si Mbretëria e Norvegjisë.
Norvegjia është një prej vendeve më të pasur, dhe gjithashtu më paqësorë në botë. Norvegjia është vendi i 6 më i madh në Europë, por për nga popullsia renditet i 28-i.
Norvegjia e fitoi pavarësinë nga Suedia në vitin 1905.
Norvegjia ka një popullsi prej 5.08 milionë banorë. Niveli i alfabetizmit është 100% dhe jetëgjatësia mesatare është 81.5 vite.
Në Norvegji ndodhen 450 mijë liqene të mrekullueshme. Në fakt vetëm 200 prej tyre janë 4 milje katrorë e më shumë për nga madhësia.
Norvegjia përshkruhet shpesh si “Toka e Diellit të Mesnatës”, për shkak se gjatë muajve të verës, nga fundi i majit deri në fund të korrikut, dielli nuk perëndon pothuaj asnjëherë në zonat e vendit që ndodhen në Rrethin e Arktikut, ndërkohë që zona të tjera kanë 20 orë ditë. Megjithatë, në dimër është e kundërta.
Në vitin 1251, Henri III i Anglisë mori dhuratë një Ari Polar nga Mbreti i Norvegjisë. Ai e mbajti në Kullën e Londrës me një zinxhir të gjatë, me qëllim që ariu të notonte në lumin Tamiz.
Mbreti Harald i Norvegjisë u betua të mbetej i pamartuar për jetë, nëse nuk martohej me dashurinë e tij të vërtetë, e cila ishte bija e një tregtari rrobash.
Më vonë ata u martuan dhe ajo u bë Mbretëreshë e Norvegjisë.
Norvegjia është vendi ku ndodhet tuneli më i gjatë në botë, Laerdal, me një gjatësi 24.5 km dhe që tërheq shumë turistë. Eshtë një autostradë me dy korsi e pandarë.
Në një luginë malore sipër tij ndodhet një tunel i vecantë vetëm për ventilimin.
Për të zvogëluar lodhjen mendore dhe klaustrofobinë, si dhe për të patur pika kthimi mbrapsht, tuneli ka tre shpella të mëdha me dritë blu ose të gjelbër. Ai u ndërtua nga viti 1995 deri në 2000 mes Oslos dhe Bergenit.
Norvegjia ka gjithashtu tunelin më të thellë nënujor të botës, në një thellësi 287 metra.
Qindra dialekte të ndryshëm në Norvegji janë kaq të ndryshëm nga norvegjishtja e shkruar, saqë edhe vendasit e kanë të vështirë të kuptojnë njerëzit nga pjesë të tjera të vendit.
Në total, afro 1 milionë norvegjezë u larguan nga Norvegjia për në Amerikë rreth vitit 1900, kur Norvegjia kishte afro 2 milionë banorë. Ka po aq pasardhës norvegjezësh që jetojnë në Amerikë, sa edhe norvegjezë që jetojnë në Norvegji, sidomos në shtetet e Dakotës Veriore, Minesotës dhe Uiskonsinit.
Samit janë një grup indigjen i Skandinavisë veriore që kanë jetuar për më shumë se 10 mijë vite në territoret veriore. Ata janë të njohur për rrobat shumëngjyrëshe dhe rritjen e drerëve.
Sipas Enciklopedisë Britanike, norvegjezët lexojnë më shumë se cilido popull tjetër i botës.
Në Norvegji arsimi është tërësisht falas, duke përfshirë edhe kolegjin.
Norvegjia ka votuar disa herë kundër anëtarësimit në BE, por ka implementuar më shumë direktiva të BE-së, se sa cdo shtet tjetër anëtar i BE.
Ndonjëherë, Forcave Policore Norvegjeze nuk u duhet të shtijnë as edhe një herë të vetme gjatë gjithë vitit.
98-99% të energjisë elektrike Norvegjia e prodhon përmes hidrocentraleve, më shumë se cilido shtet tjetër.
Aktorja Merilin Monro ishte me prejardhje norvegjeze.
Paris Hilton është stërmbesa e Konrad HIlton, i cili themeloi linjën e hoteleve Hilton, nga një fermë pranë aeroportit të Oslos.
Lance Armstrong, ciklisti i famshëm është me origjinë norvegjeze.
Norvegjia është vendlindja e skive moderne. Fjala “ski” në norvegjisht domethënë “copë druri”.
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...