Përkundër përshkallëzimit të humbjeve në Irak dhe Siri, aftësia e ISIS-it për të vazhduar në kryerjen (inspirimin) e sulmeve larg këtyre vendeve nuk duhet të neglizhohet.
Vetëm këtë pranverë, grupi ka marrë përgjegjësinë për bombardime apo sulme në Suedi, Egjipt dhe Britani, transmeton portali arbresh.info.
Ndërsa luftëtarët e mundur kthehen në shtëpi nga vijat e frontit, këtu janë pesë vendet e origjinës për luftëtarët e huaj të ISIS-it.
Tunizia
Nga gjashtë vendet e përfshira në Pranverën Arabe, vetëm në Tunizi është vendosur demokracia.
Fatkeqësisht, entuziazmi i posa gjetur për demokraci nuk gjendet tek të gjithë. Rreth 6 mijë tunizianë janë larguar nga shtëpitë e tyre për t’iu bashkuar radhëve të ISIS-it, shifra më e lartë për kokë banori në botë.
Arabia Saudite
Mbretëria saudite, një promovues dhe sponsor aktiv i vehabizmit, linja fundamentaliste e Islamit që shërben si shtylla kryesore e ekstremizmit islamik modern, është burimi i dytë më i madh i luftëtarëve të huaj të ISIS-it, rreth 2,500 persona janë bashkuar.
Rusia
Korpusi i ISIS buron përtej Lindjes së Mesme, transmeton portali arbresh.info. Rusia po ashtu nuk është imune ndaj terrorizmit; më shumë se 3500 persona kanë humbur jetën dhe mbi 800 sulme janë bërë në vend që nga viti 1970.
Turqia
Turqia e ka problemin e vetë me minoritetin etnik që kërkon pavarësi. Kurdët janë një grup etnik që numërojnë mes 20 dhe 40 milionë të cilët janë të vendosur në kufijtë e Turqisë, Irakut, Sirisë, Iranit dhe Armenisë. Në po këtë kohë, rreth 2,100 turq kanë udhëtuar drejt Irakut e Sirisë për t’iu bashkuar Shtetit Islamik.
Jordania
E pesta në listën e luftëtarëve të huaj është Jordania me rreth 2 mijë persona që u janë bashkuar ISIS-it viteve të fundit.
Në krahasim me pjesën tjetër të Lindjes së Mesme, sulmet terroriste në Jordani janë mjaft të rralla, një fakt i cili i ka fituar asaj titullin jozyrtar i “Mbretërisë së Paqes”./Arbresh.info
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...