Google ADS

Këtë vit, numër rekord i gazetarëve të burgosur

11:59 | 13 Dhjetor 2017
M. A.

Numri i gazetarëve të burgosur këtë vit ka arritur një rekord të ri shqetësues, ky numër arrin shifrën 262 gazetarë të burgosur në të gjithë botën.

Në raportin vjetor nga komiteti për mbrojtjen e gazetarëve (CPJ), thuhet se gjysma e këtyre gazetarëve të burgosur janë në Turqi, Egjipt, dhe Kinë.Një shumicë e madhe e këtyre gazetarëve janë akuzuar për veprimtari gazetareske anti-qeveritare, ndërkaq një numër rekord i gazetarëve prej 21 të tillë, janë akuzuar për publikimin e lajmeve jo të vërteta.

Pas Turqisë me 73 gazetar të burgosur, raportohet se në Kinë janë arrestuar 41 gazetarë, Egjipti me 20 gazetarë të burgosur, si dhe pjesa tjetër në shtetet Aziatike dhe Arabe.

Më tej në këtë raport thuhet se retorikat e Presidentit të SHBA , Donald Trump, kundër ekstremizmit islam, si dhe nacionalizmi I tij kanë ndikuar në shtrëngimin e skajshëm të lirive mediale, raporton Lajmi.net.

Ky vit shënon numër rekord të gazetarëve të arrestuar dhe rritje nga viti I kaluar , ku ishin arrestuar gjithsej 259 gazetarë në të gjithë botën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme