Google ADS

Këtë vit do të organizohet haxhillëku në Mekë

22:50 | 9 Maj 2021
Arbresh.info

Arabia Saudite do të organizojë haxhillëk në Mekë këtë vit, por me kushte të posaçme, me qëllim që të pengohet përhapja e koronavirusit, njoftoi sot televizioni shtetëror saudit.

“Mekanizmi dhe kushtet për mbajtjen e haxhillëkut do të publikohen më vonë këtë vit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Haxhillëkut.

Vitin e kaluar Arabia Saudite ka lejuar që një numër i kufizuar i besimtarëve të vijnë të përkulen në vendin më të shenjtë mysliman. Këtë vit, haxhillëku duhet të mbahet nga fundi i korrikut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme