Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se ushtria e saj do të fluturojë këtë javë mbi Ballkan për të vlerësuar, sipas tyre “ kërcënimin bërthamor të rajonit”.
“Daily Star” shkruan se avionët spiunë të Vladimir Putinit do të fluturojnë mbi vendet e Ballkanit, deri më 29 prill, përfshire edhe anëtarët e NATO-s si Kroacia dhe Sllovenia, që të bëjnë “vëzhgime”.
Kreu i Qendrës Ruse për Reduktimin e Rreziqeve Bërthamore njoftoi zyrtarisht fluturimet e ashpra.
“Në kuadrin e zbatimit të Traktatit të Qiejve të Hapur, Rusia planifikon të kryejë një fluturim vëzhgimi me avionin rus “ An-30B” mbi territorin e Sllovenisë dhe Kroacisë “, tha kreu i Qendrës të Ministrisë së Mbrojtjes, Sergei Ryzhkov.
Aeroplanët rus do të lejohen të ngrihet nga aeroportet e kryeqytetit slloven të Lubjanës dhe kryqytetit kroat të Zagrebit, shkruan ‘Syri.net’. Vëzhguesit francezë do të jenë në bord për të kontrolluar forcat ruse , sqaron gazeta britanike.
Traktati i Qiejve të Hapur, i cili hyri në fuqi në vitin 2002, duhej të rindërtonte besimin mes ish-Bashkimit Sovjetik dhe NATO-s.
Megjithate Moska ka testuar në mënyrë të përsëritur mbrojtjen ajore të NATO-s.
Aeroplanët amerikanë u ngritën katër herë gjatë javës së kaluar, për të larguar avionët bërthamore rus që i afroheshin Alaskës
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...