Kështu e përjetuan shiun pas vapës haxhilerët në Mekë

18:15 | 12 Gusht 2019
L G

Pas një vape të madhe, Meka që po mirëpret haxhilerët është freskuar nga një shi.

Rrugët filluan të përmbyten brenda disa minutave nga uji, duke krijuar edhe pellgje me baltë dhe duke freskuar ata që po bënin udhëtimin e tyre shpirtëror drejt Arafatit.

Disa prej tyre nxituan që të mbulohen nga shiu dhe shumë të tjerë vrapuan në rrugë për t’u lutur.

Shumë haxhilerë filluan të ndihmojnë të tjerët që patën nevojë për strehim dhe ofruan veshje për ata që ishin lagur në shi.

“Kjo hera e parë që kam ardhur në Haxh dhe është e mrekullueshme,” tha haxhiu Ghada Al-Johar për Arab News.

“Kur binte shi, unë dola dhe qava. Sa herë që shikoja shiun në TV gjatë Haxhit në të kaluarën i kam menduar gjithmonë që sa me fat janë ata”.

Midis tyre ishte Danyah Bennett, 25 vjeçare, nëna e së cilës vdiq vetëm një javë pas dasmës së saj.

“Ndjej që nëna ime është me mua në Haxh çdo hap të rrugës,” tha Danyah për Arab Neës. “Unë mendoj shumë për të gjatë Haxhit. Uroj që ajo të ishte këtu me mua”.

Mbrojtja civile paralajmëroi pelegrinët që të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin terrenin e ulët që është i mundshëm për përmbytje

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme