Këshilltari: Si u përpoqën rusët të sulmonin dy herë banesën e Zelenskyt

08:24 | 29 Prill 2022
Artan Maliqi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky refuzoi të evakuohej nga Kievi edhe kur vrasësit rusë po përpiqeshin të sulmonin ndërtesën ku ai po qëndronte, sipas revistës TIME.

Këshilltari presidencial Oleksiy Arestovych i tha revistës se presidentit i ishte kërkuar të shkonte në një strukturë të sigurt larg kryeqytetit, pasi këshilltarët e paralajmëruan atë se rezidenca e tij ishte në rrezik nga snajperat dhe granatat.

Zelenskyy dhe ndihmësit e tij iu dhanë jelek antiplumb dhe pushkë sulmi, por jo të gjithë dinin se si t’i përdornin ato.

“Ishte një çmenduri absolute. Automatikë për të gjithë. Vendi ishte i hapur. Ne nuk kishim as blloqe betoni për të mbyllur rrugën,” tha Arestovych.

Ai zbuloi gjithashtu se gruaja dhe fëmijët e Zelenskyt ishin ende në rezidencë kur rusët u përpoqën dy herë të sulmonin ndërtesën më 24 shkurt.

Presidenti refuzoi të largohej, megjithëse familja e tij u dërgua në një vend më të sigurt. Natën e dytë, ai bëri një video jashtë për t’u treguar qytetarëve të tij se ishte ende në Kiev.

Arestovych tha gjithashtu se Zelenskyy bëri një udhëtim në vijën e frontit në fillim të marsit, duke marrë vetëm një ekip të vogël sigurie. /abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme