Google ADS

Këshilltari i Papës akuzohet për ngacmim seksual

16:33 | 29 Qershor 2017
Arbresh.info

Kardinali George Pell, një nga këshilltarët e Papa Franceskut dhe anëtar i juridiksionit të Kishës, po largohet nga Vatikani për t’u përballur me akuza për abuzim seksual në gjykatën e austriliane, transmeton arbresh.info.

Çështja është një çështje e vjetër që po rishfaq markën e zezë të kishës Katolike që nga shekulli I kaluar.

Policia austriliane nuk ka lansuar ndonjë listë akuzash dhe po mbron çdo informacion rreth çështjes.

Kardinali Pell ka thënë që është veç viktimë e akuzave të pabaza. “Këto akuza janë false, ideja e abuzimit seksual është e paimagjinueshme për mua” ka shtuar kardinali.

Nga ana tjetër policia austriliane dhe gjykata qëndrojnë pas akuzave dhe thonë që nuk do të ketë trajtim special në lidhje me çështjen./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme