Këshilltari i fushatës Clinton, u mbajt në punë pas akuzave për ngacmime

23:32 | 26 Janar 2018
Trina Galanxhi

Një këshilltar i lartë në fushatën presidenciale të Hillary Clintonit në vitin 2008, që ishte akuzuar se vazhdimisht kishte ngacmuar seksualisht një vartëse në moshë të re, vazhdoi të punonte në fushatë me kërkesën e zonjës Clinton, sipas disa burimeve të cituara nga disa media, përfshirë gazetën “New York Times” dhe CNN-in.

Menaxherja e atëherëshme e fushatës, Patti Solis Doyle rekomandoi pushimin nga puna të këshilltarit Burns Strider, por zonja Clinton nuk e bëri një gjë të tillë. Zotit Strider iu shkurtua rroga dhe iu urdhërua të shkonte në terapi, ndërsa gruaja e re u transferua në një vend të ri pune, sipas njoftimeve.

Mr. Strider, që ishte këshilltar për fenë për zonjën Clinton, u punësuar pesë vjet më pas për të drejtuar një grup të pavarur që mbështeti kandidaturën e zonjës Clinton në vitin 2016.

Ai u pushua nga puna disa muaj më pas për probleme në vendin e punës, përfshirë akuza se kishte ngacmuar një punonjëse të re, sipas burimeve pranë kompanisë “Correct the Record”, sipas gazetës “New York Times”.

Zoti Strider nuk i është përgjigjur kërkesave për koment.

Një zëdhënës për zonjën Clinton dha një deklaratë nga firma ligjore “Utrecht, Kleinfeld, Fiori, Partners” që kishte përfaqësuar fushatën në vitin 2008, sipas së cilës kur kishte pasur çështje të lidhura me ngacmime seksuale “ishin marrë masat e duhura” dhe “ky rast nuk përbënte përjashtim”./VoA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme