Kryetari i Këshillit Ushtarak Kalimtar në Sudan, Abdelfattah Burhan, shprehu keqardhje për vdekjen e dhjetëra personave në ngjarjet e ditëve të fundit në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Burhan ka theksuar se janë të gatshëm të hapin një faqe të re dhe të fillojnë bisedimet me Aleancën e opozitës sudaneze për Ndryshim dhe Liri.
Gjatë një fjalimi, Burhan ka bërë të ditur se Sudani po kalon në një fazë për ndryshim nën kushte të vështira dhe se kanë nevojë për urtësi në mënyrë që të kapërcejnë këtë fazë në mënyrë të sigurtë si dhe të shmangin dëmtimin e interesave të vendit dhe zhytjen e tij në kaos.
“Na vjen keq për ngjarjet e përjetuara. Urojmë mëshirën e Allahut për dëshmorët dhe shërim të shpejtë për të plagosurit”, tha Burhan i cili ka shprehur keqardhje për ngjarjet përjetuara ditëve të fundit në vend.
“Historia tregon se ndryshimi është i vështirë. Për të parandaluar gabimet e së kaluarës nevojitet ndërtimi i një vizitoni të ri dhe të mos përqendrohemi mbi gabimet dhe keqardhjet e të kaluarës në mënyrë që të sigurohet, hapja e një faqeje të re, të arrihet e ardhmja dhe zhvillimi”, tha Burhan.
Pasi ka bërë thirrje për mbylljen e faqes së të shkuarës dhe hapjen e një faqeje të re për t’u drejtuar drejt së ardhmes, Burhan vuri në dukje se në vendet e Afrikës ka shumë përvoja që kanë arritur të kapërcejnë gabimet e bëra në të kaluarën.
“Ne si Këshill Ushtarak Kalimtar, do të përfundojmë formimin e një qeverie legjitime që shpreh pritshmëritë e revolucionit sudanez. Ne hapim duart tona drejt një negocimi, ku nuk ka asnjë parakusht tjetër përveç interesave të vendit”, tha Burhan.
Në një fjalim të mbajtur dje në televizionin shtetëror, kryetari i Këshillit Ushtarak Kalimtar të Sudanit, Abdelfattah Burhan ka deklaruar pezullimin e bisedimeve me Aleancën e opozitës sudaneze për Ndryshim dhe Liri dhe se kishin vendosur që brenda 9 muajve të mbahen zgjedhjet e përgjithshme.
Ngjarjet në Sudan
Forcat e sigurisë në Sudan ndërhynë me plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës ndaj popullatës e cila prej disa javësh protestonte për ruajtjen e demokracisë përballë kazermës ushtarake në Khartoum, ku sipas burimeve opozitare kanë humbur jetën të paktën 60 persona.
Protestat e nisura më 19 dhjetor të vitit të kaluar në Sudan kundër krizës ekonomike u përhapën me shpejtësi në Khartoum dhe në gjithë vendin, duke u shndërruar në protesta kundër regjimit. Më 11 prill, pasi mori kontrollin e pushtetit, ushtria sudaneze njoftoi përfundimin e periudhës së Al-Bashirit pas disa muajve të protestave popullore kundër qeverisjes së tij 30-vjeçare.
Pas ardhjes së ushtrisë në pushtet, protestat kanë vazhduar nëpër rrugë, ku protestuesit kërkuan kalimin në një qeverisje civile ndërsa janë zhvilluar bisedime me qeverisjen ushtarake se si duhet të formohet qeveria kalimtare.
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë