Këshilli ushtarak i Sirisë e ka refuzuar prezencën turke në regjion

08:32 | 7 Qershor 2018
Arbresh.info

Këshilli ushtarak i Sirisë e ka refuzuar prezencën turke në regjion

Këshilli ushtarak i Sirisë Manbij, forca të cilat kanë lidhje me forcat e mbështetura nga SHBA-ja dhe që kontrollojnë regjionin veriorë të Sirisë kanë refuzuar prezencën e Turqisë në Siri, transmeton arbresh.info.

“ne nuk do ta pranojmë një gjë të tillë” ka thënë zëdhënësi I këtij këshilli Sharfan Darëish.

“Ne jemi në pritje të shpjegimeve dhe sqarimeve nga koalicioni me drejtim amerikan rreth detajeve të kësaj çështjeje” ka shtuar Sharfan Darëish.

I njëjti këshill ka thënë që milicia kurde do ta zëvendësojnë këshilltarin e tyre kryesor në ditët në vazhdim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme