Këshilli i të Drejtave të Njeriut pranë Kombeve të Bashkuara në Gjenevë nesër do të fillojë seancën e 34 për të diskutuar të gjitha çështjet aktuale që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Fjalimin e hapjes do të mbajë Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres, dhe pastaj pjesëmarrësve do t’u drejtohet Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut Alexander Maza Martelli.
Pritet adresimi i një numri të zyrtarëve, duke përfshirë presidentin palestinez Mahmoud Abbas, kreu i Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libise Fayez Al-Sarraj dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Tunizisë Khamis al-Jihanavi.
Gjatë katër javëve të ardhshme, përfaqësuesit e 47 anëtarëve të Këshillit të të Drejtave të Njeriut do të marrin parasysh të gjitha çështjet aktuale, me theks të veçantë në lidhje me krizën në Lindjen e Mesme.
Dhuna, tortura, liria fetare, lufta kundër terrorizmit, mbrojtja e të drejtave të fëmijëve janë vetëm disa nga temat që do të diskutohen në ditët e ardhshme dhe ku do të përpiqen që të arrijnë pajtueshmëri rreth udhëzimeve të përbashkëta në drejtim të zgjidhjes së krizave.
Këshillit deri më 24 mars do t’i dorëzohen më shumë se 100 raporte nga 45 vende, duke përfshirë Sirinë, Mijanmarin, Iranin, Eritrean dhe vende të tjera. Gjithashtu është paralajmëruar një panel i posaçëm për dhunën dhe torturën e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad kundër civilëve.
Këshilli i të Drejtave të Njeriut është një organ ndërqeveritar në kuadër të OKB-së, përgjegjës për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në botë, trajtimin e situatave të shkeljes së të drejtave të njeriut, dhe për dhënien e rekomandimeve.
Këshilli ka mandat që të diskutojë të gjitha çështjet tematike dhe gjeografike të drejtave të njeriut që kërkojnë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar. Këshilli i të Drejtave të Njeriut numëron 47 shtete anëtare të OKB-së, të cilat zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së për një periudhë prej tre vjeçare.
Rusia vitin e kaluar për shkak të mbështetjes ndaj presidentit sirian Bashar al-Assad ka mbetur pa mbështetje në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila për rajonin e Evropës Lindore ka zgjedhur Kroacinë dhe Hungarinë.
Ministri Peci shpalos të arriturat e ministrisë së Bujqësisë...
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...