Këshilli i Bashkimit Evropian, miratoi konkluzione mbi Pakistanin, duke deklaruar se BE ka një interes të qartë për një Pakistan të qëndrueshëm, të sigurt dhe demokratik, shkruan arbresh.info.
Gjatë viteve të fundit, marrëdhëniet dypalëshe midis BE dhe Pakistani janë thelluar nëpërmjet zbatimit të planit 5-vjeçar të angazhimit të miratuar në vitin 2012.
BE gjithashtu ka intensifikuar dialogjet institucionale në të gjitha fushat prioritare duke përfshirë bashkëpunimin politik, sigurinë, qeverisjen, të drejtat, migracionin, tregtinë dhe energjinë.
“Dialogu i mëtejshëm është ngritur në fusha të reja të tilla si kundër-terrorizmi, mospërhapja dhe çarmatimi,” thuhet në një komunikatë për medie të Këshillit të BE.
Puna vazhdon në mes të BE-së dhe Pakistanit mbi një kuadër politik për të zëvendësuar Planin 5-vjeçar të Angazhimit përmes një plani të ri strategjik të angazhimit BE-Pakistan./arbresh.info/
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person