Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë diskutoi procesin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO dhe luftën në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një deklaratë informoi se Këshilli i Sigurisë së Rusisë u mblodh urgjentisht nën kryesimin e Putinit.
Peskov theksoi se në takim pjesëmarrësit negociuan ecurinë e “operacionit special ushtarak” i cili vazhdon në Ukrainë.
Po ashtu u diskutuan edhe proceset e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, tha Peskov, duke shtuar: “U konsultua vendimi i Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO dhe kërcënimet e mundshme lidhur me sigurinë e Rusisë”.
Në një deklaratë të bërë dje, Peskov deklaroi se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO është një kërcënim për Rusinë.
Ministria e Jashtme e Rusisë ka njoftuar gjithashtu se nëse Finlanda anëtarësohet në NATO, Rusia për të parandaluar kërcënimet ndaj sigurisë së saj kombëtare do të duhet të ndërmarrë hapa kundërpërgjigjës si në cilësinë ushtarake, ashtu edhe në cilësi tjetër.
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...