Google ADS

Këshilli i Sigurimit të OKB-së zgjedh pesë anëtarët e përkohshëm me mandat dy vjeçar

10:32 | 10 Qershor 2018
Arbresh.info

Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) realizoi zgjedhjet e anëtarëve të përkohshëm për vitet 2019 dhe 2020.

Një prej organeve më të rëndësishme të OKB-së, Këshilli i Sigurimit formohet nga gjithsej 15 vende anëtare, pesë prej të cilave të përhershme dhe dhjetë të përkohshme.

Ndër anëtarët e përkohshëm, pesë zgjidhjen nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për një afat dy vjeçar, kurse pesë të tjerët për një vit.

Sipas këtij votimi, anëtarë të përkohshëm për një mandat dy vjeçar që do të nismë më 1 janar 2019, janë zgjedhur Gjermania, Belgjika, Afrika e Jugut, Indonezia dhe Republika Domenikane.

Gjermania dhe Belgjika janë zgjedhur në këtë detyrë edhe pesë herë të tjera më parë. Ndërsa, Republika Domenikane, një shteteve të Amerikës Latine, u zgjodh për herë të parë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Anëtaret e përherëshme të Këshillit të Sigurimit janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme