Këshilli i Sigurimit të OKB, është mbledhur me kërkesë të Izraelit, pas sulmeve të Iranit kundër Izraelit. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në hapje të seancës u shpreh: “Lindja e Mesme është në prag të konfliktit. Populli i rajonit po përballet me një rrezik real të një konflikti shkatërrues në shkallë të plotë. Tani është koha për të qetësuar dhe de-përshkallëzuar. Tani është koha për përmbajtje maksimale”, ka thënë Guterres.
Guterres u kujtoi anëtarëve se “karta e Kombeve të Bashkuara ndalon përdorimin e forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të çdo shteti”.
Ai gjithashtu vuri në dukje se sulmet në ambientet diplomatike nuk lejohen.
Ndërkohë Franca ka zbuluar se ishte e përfshirë në mbrojtjen ajrore të natës së kaluar pasi Irani sulmoi me rreth 300 raketa dhe drone në Izrael.
“Ne morëm përgjegjësitë tona…ne kryem misione përgjimi,” tha ministri i jashtëm Stephane Sejourne për kanalin televiziv France 2, pa dhënë detaje./abcnews.al/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...