Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të martën në një takim, për të diskutuar sulmet e dy ditëve të fundit në Ukrainë, të cilat lanë të vrarë së paku 36 persona.
Takimi do të zhvillohet me kërkesë të Britanisë, Francës, Ekuadorit, Sllovenisë dhe SHBA-së.
“Ne do ta dënojmë sulmin frikacak të Rusisë në spital”, tha përfaqësuesja e përhershme e Mbretërisë së Bashkuar në Kombet e Bashkuara, Barbara Woodward.
Spitali i Fëmijëve Ohmatdyt, që është objekti më i madh i pediatrisë në Ukrainë, u sulmua të dielën vonë.
Dy njerëz të rritur mbetën të vrarë në sulm.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia e ka sulmuar qëllimisht Spitalin Ohmatdyt, të cilin ai e ka përshkruar si ndër spitalet më të rëndësishme për fëmijë në Evropë dhe në Ukrainë.
“Rusia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për të gjitha krimet e saj. Kundër njerëzve, kundër fëmijëve, kundër njerëzimit në përgjithësi”, tha Zelensky.
“Është shumë e rëndësishme që bota të mos heshtë për këtë tani dhe që të gjithë të shohin se çfarë është Rusia dhe çfarë po bën”, shtoi ai.
Rusia, e cila ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës qysh në shkurt të vitit 2022, mohon se shënjestron infrastrukturën civile.
Shefi i stafit të Zelenskyt, Andriy Yermak, tha se së paku 36 njerëz janë konfirmuar të vrarë dhe 140 të plagosur si rezultat i sulmeve ruse me raketa në të gjithë Ukrainën, të hënën.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se sulmet vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, të cilat, sipas Kievit, kanë lënë dhjetëra njerëz të vrarë, janë “veçanërisht tronditëse”, transmetoi një zëdhënës i Guterresit./rel
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...