Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), miratoi projekt-rezolutën për të mbajtur nesër një seancë të jashtëzakonshme për çështjen e Ukrainës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ku do të marrin pjesë 193 vende anëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Projekt-rezoluta e paraqitur nga SHBA-ja dhe Shqipëria, u miratua me votën “pro” të 11 nga 15 anëtarët, ndërkohë që Rusia ishte vendi i vetëm që ishte “kundër”. Ndërsa kanë abstenuar Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).
Takimet e jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme në OKB zhvillohen me kërkesën e të paktën 9 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ose me shumicë votash një më shumë se gjysma e shteteve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Pesë anëtarët e përhershëm (Rusia, SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe dhe Kina) që kanë të drejtën e vetos në rezolutat e Këshillit të Sigurimit, nuk mund të përdorin të drejtën e vetos rreth kërkesës për një mbledhje të jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme.
Pas miratimit të projekt-rezolutës në fjalë nga KS-OKB-ja, nesër do të zhvillohet takimi i jashtëzakonshëm i Asamblesë së Përgjithshme me 193 anëtarë. Në bisedimet e Asamblesë së Përgjithshme pritet të dënohen sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës dhe të votohet një projekt-rezolutë ku do të bëhet thirrje për t’i dhënë fund menjëherë pushtimit.
Për pranimin e çdo projekt-rezolute në Asamblenë e Përgjithshme, nevojitet vota ‘pro‘ e tre të dytave të anëtarëve, pra vota e të paktën 128 nga 193 vendet.
Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme, shprehin kuptim në aspektin për të paraqitur mendimin e përgjithshëm të shteteve anëtare të OKB-së dhe nuk kanë ndonjë fuqi sanksionuese.
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...