Pas veprimeve të dhunshme të “jelekëve të verdhë”, të cilat zgjasin prej disa javësh në Francë ku si pasojë humbën jetën 10 persona, Këshilli i Evropës për herë të parë tha se janë bërë “alarmuese” tensionet në vend dhe u bëri thirrje palëve për vetëpërmbajtje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, në një deklaratë në Këshillin e Evropës ka rikujtuar se ka zhvilluar takime në Paris. “Niveli i lartë i tensioneve në Francë është alarmues dhe duhet të qetësohet situata urgjentisht”, tha ajo.
Mijatoviç tha se është e shqetësuar për plagosjen e shumë personave në protesta si dhe nga përdorimi i armëve mbrojtëse, përfshirë gazin lotsjellës.
Pasi tërhoqi vëmendjen se edhe policia kryen detyrën në kushte të vështira, Mijatoviç tha se ka shqetësime të thella për shkak të numrit të madh të të plagosurve si pasojë e dhunës së forcave të sigurisë.
Ajo vuri në dukje se Franca planifikon të sjellë dënime më të rrepta për aktivistët dhe se projektligji i diskutuar në Parlament nuk duhet të kufizojë lirinë e shprehjes dhe protestave paqësore.
“Në këtë situatë të ndjeshme, u bëj thirrje qeverisë dhe parlamentarëve që të shmangin këto kufizime, të respektojnë dialogun, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore”, tha komisionerja për të Drejtat e Njeriut, Mijatoviç.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...