Komisionerja për të drejtat e njeriut e Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviq, i kërkoi Bosnjës të enjten, të zhvendosë një kamp të mbipopulluar migrantësh, duke thënë se ai ishte jo-sanitar dhe i pasigurt, pasi i mungonte uji i pijshëm, energjia elektrike dhe ishte vendosur afër një zone të minuar.
“Kushtet e jetesës në këtë kamp, tashmë janë të mjerueshme. Me ardhjen e dimrit, situata mund të përkeqësohet”, tha Mijatoviq duke shpjeguar kushtet e kampit në Vuçjak.
Bosnja e Hercegovina po përballet me një rritje të numrit të migrantëve pasi vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Kroacia, Hungaria dhe Sllovenia kanë mbyllur kufijtë e tyre.
Mbi 40.000 migrantë kanë hyrë në vendin e Ballkanit që nga viti 2018, prej të cilëve rreth 7.300 janë vendosur në veriperëndim të Bihaqit, duke shpresuar të kalojnë në Kroaci, dhe prej aty në vendet perëndimore.
Gati 20 për qind e migrantëve janë fëmijë.
Mbi 1.000 prej tyre u vendosen në kampin e Vuçjak, të ndërtuar mbi një ish-deponi, 8 km (5 milje) nga kufiri kroat, përcjell REL.
Mijatoviq u kërkoi autoriteteve boshnjake të mbajnë përgjegjësitë e tyre për të trajtuar migracionin, në një mënyrë të pajtueshme me të drejtat e njeriut, dhe të ofrojnë ndihmën e nevojshme për autoritetet lokale.
Mijatoviq tha se është çështje urgjente që të gjithë migrantët që ndodhen aktualisht në Vuçjak të zhvendosën në mjedise me standarde adekuate në dy rajonet autonome të Bosnjës, Federatën Boshnjako-Kroate dhe Republikën Serbe.
Republika Serbe e mbizotëruar nga serbët ka refuzuar të pranojë migrantë në territorin e saj.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...