Këshilli i Bashkimit Evropian , më 27 janar, vazhdoi ruse edhe për gjashtë muaj sanksionet për sektorë të caktuar të ekonomisë ruse, deri më 31 korrik.
Sanksionet, të cilat u vendosën për herë të parë në vitin 2014, pas aneksimit të gadishullit të Krimesë, janë zgjeruar ndjeshëm që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, thuhet në një deklaratë të Këshillit të BE-së.
Sanksionet përfshijnë kufizime në tregti, financa, teknologji, industri, transport dhe mallra luksoze; ndalimin e importit ose transportit nga deti të naftës bruto dhe produkteve të caktuara të naftës nga Rusia në Bashkimin Evropian; anulimin e rrjetit të transaksioneve SWIFT për disa banka ruse; si dhe pezullimin e transmetimeve të përmbajtjeve të caktuara nga Rusia.
Në njoftim thuhet se përveç sanksioneve ekonomike ndaj Federatës Ruse, BE-ja ka lloje të ndryshme të masave, si përgjigje ndaj veprimeve destabilizuese të Rusisë kundër Ukrainës.
Këto përfshijnë: kufizime në marrëdhëniet ekonomike me Krimenë e aneksuar jolegalisht dhe me qytetin e Sevastopolit, si dhe me rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut që nuk janë nën kontrollin e qeverisë; masa kufizuese individuale (ngrirja e aseteve dhe kufizimet e udhëtimit) për një listë të gjerë individësh dhe subjektesh, si dhe masa diplomatike.
Që nga 24 shkurti, BE-ja ka miratuar një varg pakosh të ashpra sanksionesh, si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
“E përballur me luftën agresore ruse, BE-ja qëndron në mënyrë të vendosur pranë Ukrainës dhe popullit të saj dhe është e palëkundur në mbështetjen e saj për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, thuhet në deklaratë./rel
Irani mohon që i dërguari i tij në OKB është takuar me Elon ...
E ardhmja dhe sfidat e kombëtares kosovare nën udhëheqjen e ...
Shtohen aksidentet në Shqipëri
Zelensky: Putin nuk është i interesuar për negociata
Policia e Kosovës kërkon besim në veri – qytetarët i d...
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...