Rusia do të mbetet anëtare e Këshillit të Evropës pasi ministrat në këtë organizatë për të drejtat e njeriut votuan për heqjen e ndalesës ndaj këtij shteti, e cila i ishte vendosur pas pushtimit të Krimesë në vitin 2014.
Gjatë takimit në Helsinki të Finlandës, ministrat e organit me 47 shtete anëtare e miratuan deklaratën që ua jep të drejtën të gjitha shteteve për të marrë pjesë në mënyrë të barabartë në komisionin e ministrave dhe asamblenë parlamentare.
Ukraina ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi, i cili i jep fund ndalesës për të drejtën e votës ndaj Rusisë. Kjo masë ndaj shtetit rus ishte marrë për shkak të pushtimit të rajonit të Krimesë në lindje të Ukrainës në vitin 2014.
“Kjo nuk është diplomaci, ky është dorëzim”, tha i dërguari i Ukrainës në Këshillin e Evropës, Dmytro Kuleba. Ai shtoi se këtë vendim, përpos Ukrainës, e kanë kundërshtuar edhe pesë shtete tjera dhe tha se beteja për këtë çështje do të vazhdojë në asamble.
Asambleja parlamentare, e cila është takim i deputetëve nga 47 shtetet anëtare dhe e cila do të mbahet në qershor, duhet ta miratojnë një ndryshim procedural që t’ua lejojë anëtarëve rusë procesin e votimit.
Franca dhe Gjermania kanë kërkuar që Rusia të kthehet si anëtare me të drejtë vote në Këshillin e Evropës.
“Nuk është në interesin tonë ta mbajmë Rusinë jashtë”, tha ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas, shkruan “The Guardian”.
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”