Këshilli Evropian (KE) ka miratuar një listë me 13 projekte që do të zbatohen në kuadër të Bashkëpunimit të Përhershëm të Strukturuar (PESCO), transmeton Anadolu Agency (AA).
“5 nga projektet e reja fokusohen në trajnimin dhe mbulimin e disa sferave si kibernetika, zhytja, taktika, mjekësia, si dhe trajnimet për mbrojtjen kimike, biologjike, radiologjike dhe nukleare”, thuhet në kumtesën e KE-së.
Projektet tjera fokusohen në avancimin e veprimeve bashkëpunuese të BE-së, si dhe zhvillimin e aftësive në det, ajër dhe hapësirë.
“Me vendimin e sotëm, numri i projekteve që aktualisht janë duke u zhvilluar rritet në 47”, shtohet në kumtesë.
E krijuar në vitin 2017, PESCO u mundëson 25 vendeve anëtare të BE-së që të punojnë bashkë në sferat e sigurisë dhe mbrojtjes.
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...
Zelensky: Ne duam t’i japim fund konfliktit me Rusinë në vit...
Slot shpjegon arsyen pse Chiesa nuk po luan te Liverpooli, n...
BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pag...