Kërset edhe në Palestinë, forcat izraelite vrasin një adoleshent palestinez

19:31 | 6 Mars 2022
KRG

Forcat izraelite kanë qëlluar me armë zjarri një adoleshent palestinez,  i cili pas goditjeve gjen vdekjen.

Incidenti ka ndodhur në Bab Hutta, afër hyrjes së Xhamis Al-Aksa rreth orës 4:30 të mëngjesit me kohën lokale, transmeton Aljazeera, përcjell arbresh.info.

Agjencia palestineze ka identifikuar trupin e pajetë, ku edhe është bërë e ditur se adoleshenti ishte një 19-vjeçar, Kareem Jamal al-Qaqasmi, ndërsa konstatimin për vdekjen e tij e ka bërë personeli mjekësor të cilët arritën në vendin e ngjarjes.

Ndërsa policia izraelite, ka mbrojtur oficerët e tyre duke u arsyetuar se adoleshenti i kishte sulmuar ata me thikë, ndërsa policët kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Tensionet mes Izraelit dhe Palestinës, kanë arritur deri në pikën ku kohëve të fundit është zhvilluar protestë e madhe.

Në këtë protestë, kanë pësuar lëndime trupore mbi 30 palestinezë, përfshirë edhe fëmijë, ndërsa janë arrestuar afërsisht 20 të tjerë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme