I dërguari special për klimën i Shteteve të Bashkuara, John Kerry dhe presidenti rus, Vladimir Putin, janë pajtuar në një thirrje telefonike më 14 korrik, se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, duhet të punojnë së bashku në çështjet klimatike, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit përmes një deklarate.
Kerry dhe Putin “kanë theksuar rëndësinë e të punuarit të këtyre dy shteteve bashkë në çështjet klimatike”, është thënë në deklaratë, duke shtuar edhe se dy vendet duhet të punojnë për një konferencë të sukeseshsme për klimën, që organizojnë Kombet e Bashkuara në nëntor të këtij viti në Glasgou të Skocisë.
Në deklaratën e Kremlinit, është thënë se Putin i ka thënë Kerryt se problemet klimatike “janë një nga fushat ku Rusia dhe SHBA-ja kanë interesa të përbashkëta dhe qasje të ngjashme”.
Kerry, i cili është duke vizituar Moskën këtë javë, ka theksuar që SHBA-ja dhe Rusia kanë role të rëndësishme në emetimet zero në periudhë afatgajtë, si dhe eliminimin e emetimeve nga thëngjilli.
Ndryshimet klimatike janë një prej fushave të pakta, në të cilat Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë thënë se janë të gatshme të bashkëpunojnë me Rusinë.
Një mori çështjesh tjera, përfshirë aktivitetet e Rusisë në Ukrainë, sulmet kibernetike, të drejtat e njeriut në Rusi, dhe helmimi i politikanit opozitar Aleksei Navany, kanë ngritur tensionet mes SHBA-së dhe Rusisë.
Moska e ka mirëpritur vizitën e Kerryt, duke e konsideruar hap pozitiv drejt përmirësimit të marrëdhënieve./rel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...