Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka bërë me dije se nga sulmi i fundit mbi Ukrainë, kuptohen fare qartë objektivat e Vladimir Putin, e për rrjedhojë do duhet të ndalet sa nuk është vonë. Sipas tij, Putin ka për qëllim që zhdukë Ukrainën, por thekson se kjo nuk do të ndodhë.
“Brenda natës, Rusia kreu sulmin më të madh ajror kundër Ukrainës që nga fillimi i luftës” dhe kjo “i kujton botës se, pas gati dy vjetësh lufte shkatërruese, objektivat e Putinit mbeten të pandryshuara. Ai dëshiron të fshijë Ukrainën dhe të nënshtrojë popullsinë e saj. Duhet të ndalet”, tha Biden.
Nga ana tjetër, Britania do të dërgojë rreth 200 raketa të mbrojtjes ajrore në Ukrainë. Këtë e bëri të ditur vetë ministri britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, pas valës së re masive të sulmeve ruse në vend.
“Londra po lëviz me shpejtësi për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës pas sulmeve ajrore të përgjakshme të Putinit. Qindra raketa të mbrojtjes ajrore të prodhimit britanik do të dërgohen për të siguruar që Ukraina të ketë atë që i nevojitet për të mbrojtur veten nga bombardimet barbare nga Putin,” shkroi Shapps në X./A2CNN
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...