Shkencëtarët në Britaninë e Madhe kanë ngritur shqetësimet se bota mund të përballët me një valë të re infektimesh nga koronavirusi, me shumë mundësi dhe më e rëndë, pas shfaqjes së një varianti të ri të quajtur, BA.6.
Studiues të tjerë shprehen se është ende herët për panik dhe argumentuan se kufizimet e epokës së pandemisë nuk do të nevojiten, ndërkohë që fakti qëndron se rastet e reja janë shtuar ndjeshëm gjatë javës së fundit.
Aktualisht, varianti i Covid që po qarkullon më së shumti është Eris, i cili përbën një në shtatë raste të reja në Britani. Gjurmuesit e virusit thonë se ai tashmë është vërejtur në Danimarkë dhe Izrael, duke sugjeruar se ka filluar të qarkullojë.
Ekspertët kanë spekuluar se shkak për përhapjen ka qenë dhe dalja në kinema e filmave Barbie dhe Oppenheimer, të cilët kanë mbledhur në salla mijëra njerëz./A2
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?