Washington-i dhe Brukseli u janë bashkuar kryeqyteteve tjera perëndimore të premten, në thirrjen për “përkushtim të plotë” të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që të bëjë reforma, pas një raporti të detajuar që flet për dhunime dhe abuzime seksuale të grave nga punëtorët e saj, të dërguar për të luftuar Ebolën në Republikën Demokratike të Kongos.
“Qeveritë e Australisë, Kanadasë, Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare, Zelandës së Re, Norvegjisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, presin përkushtim të plotë nga OBSH-ja për të parandaluar dhe adresuar akte të tilla. Përfshirë reformat thelbësore në OBSH”, kanë thënë qeveritë përmes një deklarate të përbashkët.
Duke e quajtur “ditë të zezë për OBSH-në”, shefi i kësaj Organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u ka kërkuar falje viktimave të enjten dhe ka thënë se në mesin e prioriteteve kyçe ka që, kryesit e këtyre veprave të mos arsyetohen, por të mbahen përgjegjës.
Të premten, qeveritë e vendeve anëtare kanë thënë se “do të sigurohen se përkushtimet e udhëheqësisë së OBSH-së çojnë në llogaridhënie, rritje të kapaciteteve, veprim dhe ndryshime të shpejta”, duke bërë thirrje për “të analizuar” se çfarë ka shkuar keq./tch
SHBA, votohet një marrëveshje buxhetore, shmanget mbyllja e ...
Komuna e Prishtinës fton qytetarët për kujdes të shtuar në h...
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024...
Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, ShSKUK-ja del me sqarim
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Manchester City mposhtet nga Aston Villa