Në fqinjin e saj, Holandë dje hyri në fuqi ndalimi i burkës në publik.
E tani edhe në Gjermani po kërkohet një gjë e tillë nga disa anëtarë të partisë së Angela Merkel (CDU).
Julia Klöckner, e cila udhëheq degën provinciale Rhineland-Palatinate të partisë dhe është Kristian-Demokrati Nr. 2 në nivel kombëtar, tha se Gjermania duhet të përmbajë një kod veshjeje për gratë myslimane në mënyrë që të ndihmojë në mbrojtjen e dinjitetit të tyre, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk bëhet fjalë për një copë pëlhure, por për tërë imazhin gjinor që shprehet përmes saj,” i tha Klöckner, gjithashtu ministri i bujqësisë në qeverinë e Merkel, tha për Passauer Neue Presse (PNP).
“Ligji ynë themelor është plotësisht i qartë,” shtoi Klöckner. “Burrat dhe gratë kanë vlerë të barabartë dhe të drejta të barabarta”./arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës