Trembëdhjetë pengje janë liruar nga një pengmarrës në Ukrainë, pasi Presidenti i plotësoi kërkesën të armatosurit që kërkoi promovimin e dokumentarit vegjetarian.
Sikurse ishte udhëzuar, Volodymyr Zelenskiy postoi një video-mesazh në faqen e tij në Facebook ku i kërkonte ukrainasve të shikonin Earthlings, një film i vitit 2015 me narrator yllin e ‘Joker’, Joaquin Phoenix, transmeton portali arbresh.info.
Veprimi i dha fund situatës me pengje në qytetin perëndimor të Lutsk, që zgjati për më shumë se 12 orë.
Disa minuta më vonë, sulmuesi i cili ishte i armatosur dhe me eksploziv u dorëzua tek policia dhe autoritetet thanë se të gjitha pengjet u liruan.
Nënkryetari i policisë kombëtare, Yevhen Koval, kishte siguruar më parë lirimin e tre prej pengjeve, duke përfshirë një grua shtatzënë.
Oficeri gjithashtu për pak shmangu plagosjen kur po i dërgonte ujë tek autobusi dhe autori qëlloi në drejtim të tij.
Duke folur para gazetarëve pas përfundimit të dramës, Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov tha se sulmuesi ishte një “njeri i paqëndrueshëm që kishte trilluar një botë të tijën”.
Në një moment, sulmuesi hodhi eksplozivë nga dritarja e autobusit, por askush nuk u lëndua. Ai gjithashtu gjuajti disa të shtëna në një dron të policisë.
Burri e thirri vetë policinë në orën 9.25 të mëngjesit me kohën lokale pasi mori kontrollin e automjetit dhe e prezantoi veten si Maksim Plokhoy, tha në Facebook Zëvendës Ministri i Brendshëm Anton Gerashchenko.
Sipas Gerashchenko, policia e ka identifikuar atë burrë si Maksim Krivosh, një ukrainas 44-vjeçar i lindur në Rusi.
Sipas raporteve të tjera, Krivosh u përpoq të kontaktonte gazetarët përmes pengjeve dhe telefonave të tyre, duke kërkuar që ata të përhapnin fjalën për kërkesat e tij dhe të merrnin më shumë reporterë për të mbërritur në vendin e ngjarjes./arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit