Google ADS

Kërcënon Trump, nuk do të ketë më konferenca shtypi

15:10 | 12 Maj 2017
Arbresh.info

Donald Trump ka bërë një kërcënim të paprecedent për të anuluar të gjitha konferencat e ardhshme të shtypit, dhe të lëshojë vetëm deklarata të shkruara.

Kjo për shkak se administrata e tij është akuzuar se ka ndryshuar storjen për pushimin nga puna të drejtorit të FBI-së James Comey, transmeton portali arbresh.info.

Në një cicërimë të hershme të mëngjesit që erdhi pas një breshërie kritikash për mënyrën se si Shtëpia e Bardhë kishte ndryshuar në mënyrë të përsëritur detajet e tregimit të saj mbi largimin nga puna të Comey, presidenti tha që, për shkak të agjendës së tij të ngjeshur dhe gjërave që po ndodhin, nuk ishte e mundur që surrogatët e tij të qëndrojnë në podium me saktësi të përsosur.

Ai më pas ka shkruar: “Ndoshta gjëja më e mirë do të ishte të anuloj të gjitha brifingjet e shtypit dhe të lëshoj përgjigje të shkruara për hir të saktësisë???”

Ky gjest i Trump ka gjasa të kritikohet nga organizatat mediatike anembanë botës./Arbresh.info

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/863002719400976384?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.independent.co.uk%2Fnews%2Fworld%2Famericas%2Fus-politics%2Fdonald-trump-surrogates-talk-perfect-accuracy-sean-spicer-kellyanne-conway-administration-white-a7732241.html

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme