Presidenti iranian Ebrahim Raisi u zotua sot se nuk do të ketë “mëshirë” për ata që tregojnë armiqësi ndaj Republikës Islamike në protestat që kanë shpërthyer që nga vdekja e Mahsha Amini.
Protestat, të përshkruara gjerësisht si “trazira” nga autoritetet, filluan me vdekjen më 16 shtator të një gruaje kurde iraniane 22-vjeçare, pasi ajo u arrestua në Teheran me akuzën për shkelje të kodit të rreptë të veshjes së vendit për gratë.
“Hipokritët, monarkistët, kundërrevolucionarët e zakonshëm dhe të gjithë ata që u shkatërruan nga revolucioni morën pjesë në demonstrata,” i tha Raishi një turme të mbledhur para Universitetit të Teheranit për të nderuar 200 ushtarë të vrarë në Lufta e Iranit – Irak (1980-1988).
“Krahët e kombit janë të hapura për të gjithë ata që janë tërhequr. Të rinjtë janë fëmijët tanë,” tha ai, por “ne nuk do të kemi mëshirë për elementët armiqësor”.
Zyrtarët iranianë kanë akuzuar “armiqtë” e Republikës Islamike, si Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore, për nxitjen e protestave.
“Nëse mendoni se do t’i arrini qëllimet tuaja duke përhapur thashetheme dhe duke përçarë shoqërinë, e keni gabim”, tha Raisi. “Ju doni të mashtroni, por ne ju njohim dhe njohim edhe kombin tonë”, përfundoi ai.
Zyrtarët iranianë thonë se qindra njerëz janë vrarë, duke përfshirë dhjetëra personel sigurie, ndërsa mijëra janë arrestuar në protestat e dominuara nga gratë dhe të rinjtë.
Aktivistët e të drejtave të njeriut jashtë Iranit vlerësojnë se të paktën 450 protestues janë vrarë.
Raportohet se deri më tani janë dënuar me vdekje 11 persona për rolin e tyre në protest, si dhe dy janë ekzekutuar tashmë dhe dy do të rigjykohen.
Aktivistët thonë se 12 të tjerë përballen me dënimin me vdekje.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...