Në televizionin shtetëror rus, Perëndimi është kërcenuar me shkatërrim.
Andrei Guruliov, nënkryetar i Dumës dhe ish-zëvendës komandant i Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë, ka kërcenuar me “fundosjen” e Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve, transmeton portal arbresh.info
Guruliov u mburr se aftësia bërthamore e Rusisë do të thotë se ajo mund të likuidojë çdo gjë që kërcënon territorin e Rusisë.
Ai tha gjithashtu se Rusia duhet të kalojë korridorin nga Shën Petersburg përgjatë brigjeve të Detit Baltik. “Vetëm atëherë do të kemi një furnizim normal të Kaliningradit,” shtoi ai.
Guruliov tha se raketat Iskander do të vendoset përgjatë kufirit perëndimor të Bjellorusisë dhe “të mbulojë 100 për qind të Europës Perëndimore.
Raketat Iskander mund të mbajnë koka bërthamore, ndërsa pretentohet se efikasiteti i tyre është 90 përqind.
“Nëntë nga dhjetë raketa do të arrijnë objektivin, dhe një mund të rrëzohet, kjo ndodh. Unë besoj se do të ishte një rezultat i madh dhe armiqtë tanë duhet të mendojnë me kujdes për këtë kur të na provokojnë të përdorim armë bërthamore”, ka theksuar ai./arbresh.info/
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag