Pekini “nuk do të hezitojë të fillojë një luftë pa marrë parasysh koston” nëse Tajvani shpall pavarësinë, tha ministri i mbrojtjes së Kinës, Wei Fenghe, gjatë një takimi me homologun e tij amerikan, Lloyd Austin, shkruan CNN.
Austin i bëri thirrje Kinës që të “përmbahet nga veprimet e mëtejshme destabilizuese” në Tajvan , thuhet në një deklaratë të SHBA-së të lëshuar pas raundit të tyre të parë të bisedimeve.
Ministria e Jashtme e Tajvanit denoncoi pretendimet “absurde” të Kinës për sovranitet dhe falënderoi SHBA-në për mbështetjen.
“Tajvani nuk ka qenë kurrë nën juridiksionin e qeverisë kineze dhe populli i Tajvanit nuk do t’i nënshtrohet kërcënimeve të forcës nga qeveria kineze,” tha zëdhënësja e ministrisë Joanne Ou.
Departamenti amerikan i mbrojtjes tha se Austin “ripohoi rëndësinë e paqes dhe stabilitetit përgjatë ngushticës Tajvanit, kundërshtimin e ndryshimeve të njëanshme të status quo-së dhe i bëri thirrje Kinës të përmbahet nga veprimet e mëtejshme destabilizuese ndaj Tajvanit”.
Tensionet mbi Tajvanin janë përshkallëzuar veçanërisht për shkak të rritjes së inkursioneve të avionëve kinezë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të ishullit (ADIZ). Presidenti Joe Biden tha gjatë një vizite në Japoni në maj se Uashingtoni do të mbronte ushtarakisht Tajvanin nëse sulmohej nga Kina./abcnews.al
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...