Lideri koreano-verior, Kim Jong-un tha se ai është i angazhuar ndaj denuklearizimit, por ka paralajmëruar se mund të ndryshojë kurs nëse SHBA vazhdon të mbajë në jetë sanksionet e saj.
“Nëse SHBA nuk e mban premtimin e bërë para botës dhe insiston me sanksionet dhe presionin mbi republikën tonë, ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër veçse të konsiderojmë një rrugë të re për të mbrojtur sovrantitetin dhe interesat tona”, deklaroi Kim Jong-un.
Ai i bëri komentet gjatë fjalimit të tij të Vitit të Ri. Vitin e kaluar, në të njëjtin okazion, ai e vendosi vendin në një rrugë të paprecedentë diplomacie ndërkombëtare me Korenë e Jugut dhe SHBA-në. Kim Jong-un takoi Presidentin amerikan Donald Trump për të diskutuar denuklearizimin në qershor 2018, por deri më tani rezultatet kanë qenë të pakta.
Paqtimi i vitit të shkuar erdhi pas një 2017 të trazuar, kur Koreja e Veriut testoi raketa që mund të arrinin Shtetet e Bashkuara dhe një përshkallëzimi të retorikave mes Penianit dhe Uashingtonit, me të dyja palët që këmbenin fyerje dhe kërcënime për shkatërrim bërthamor.
Fjalimi i përvitshëm në ndërrimin e viteve është një traditë që Kim e ka kopjuar nga gjyshi i tij, Kim Il-sung, themelues i vendit komunist. Ai i drejtohet kryesisht një audience të brendshme dhe si në vitet e shkuara, fokusohet kryesisht tek ekonomia.
Por, vëzhguesit ndërkombëtarë skanojnë çdo rresht për të kuptuar diçka më shumë nga axhenda ndërkombëtare e Penianit, po ashtu.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?