Mund të jetë Brukseli që do të paguajë llogarinë për Brexit, pasi Britania e Madhe ka kontribuar për shumë institucione dhe të mira europiane.
Kështu deklaroi në një interviste për gazetën “Daily Telegraph” ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson, i cili akuzoi Bashkimin Europian se dëshiron t’i pijë gjakun mbretërisë së bashkuar. Sipas Johnson ka shumë arsye pse Brukseli duhet t’i kthejë para mbrapsht Londrës.
Bashkimi Europian ka llogaritur se Londra duhet t’i paguajë nga 40 deri në 60 miliard euro për të respektuar angazhimet e marra si pjesë e BE për programe dhe fonde evropiane. Por Ekzekutivi britanik prej kohësh ka deklaruara se nuk ka ndërmend të paguajë një shifër të tillë.
Në intervistën e tij, Johnson i konsideroi si absurde shifrat e përmendura. “Daily Telegraph” shkruan se Britania ka të drejtën e një rimbursimi prej 9 miliard stërlinash nga Banka Europiane e Investimeve dhe 14 miliard të tjerave në fonde dhe prona të paluajtshme.
“Ata duan që t’i pinë gjakun këtij vendi. Por ne mund të ikim nga tryeza e bisedimeve edhe pa paguar asgjë”, deklaroi Johnson.
Kryediplomati britanik tha se Britania dhe BE kanë pronësi të përbashkët për disa prona për të cilat Londra ka paguar prej vitesh dhe vlera e tyre duhet llogaritur me kujdes.
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor