Departamenti i Drejtësisë njoftoi të mërkurën akuza kundër një burri nga Florida, i akuzuar për kërcënimin për të vrarë presidentin Joe Biden, disa ditë përpara atentatit të Trump.
FBI ka thënë se ende nuk dihet motivi për të shtënat që kishin në shënjestër ish-presidentin Donald Trump të shtunën dhe se nuk kanë asnjë provë që sulmuesi kishte ndonjë bashkëpunëtor.
Sipas hetuesve, Jason Patrick Alday, 39 vjeç, fillimisht kërcënoi se do t’i “priste fytin” Biden gjatë kontrollit në një institucion të shëndetit mendor.
Më pas, në fillim të korrikut, agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së intervistuan Alday në shtëpinë e tij për kërcënimet e supozuara, të cilat ai i mohoi.
Disa ditë më vonë, Alday thuhet se postoi në X, kompania e mediave sociale e njohur më parë si Tëitter, “Unë do të vras Joe Biden sot!”
Agjentët federalë kërkuan mesazhet e Alday në Tëitter dhe gjetën kërcënime shtesë kundër presidentit, duke përfshirë një ku shkruhej: shëndeti i Joe Biden po përkeqësohet. Nuk është gjë e mirë. A duhet ta vras?”.
Ata gjithashtu thanë se gjetën kërcënime raciste kundër agjentit të Shërbimit Sekret që e kishte intervistuar në shtëpinë e tij, duke përfshirë sharje kundër njerëzve me ngjyrë.
Alday akuzohet për tre krime, duke përfshirë kërcënimin ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara./abcnews.al
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...