Prokurori i cili e vendosi nën hetim ministrin e brendshëm italian, Matteo Salvini, mbi ndalimin e përgjithshëm të emigrantëve, ka marrë një kërcënim me vdekje, thonë burimet për “The Guardian”.
Kjo besohet të jetë vepër e ekstremistëve, transmeton portali arbresh.info
Një zarf me një plumb i është dërguar në zyrë kryeprokurorit të qytetit sicilian të Agrigento, Luigi Patronaggio, të mërkurën së bashku me shënimin: “Ju jeni nën zjarr”.
Zarfa u stampua me simbolin e një shpate Gladius, një shenjë që shpesh përdoret shpesh nga grupet ushtarake afër lëvizjeve të ekstremit të djathtë.
Patronaggio u sulmua nga grupet e ekstremit të djathtë dhe mbështetësit e Salvinit në mediat sociale mbi vendimin për të hetuar ministrin.
Ai nuk ka pranuar të komentojë kërcënimin.
Siç përcaktohet nga kushtetuta italiane, akuzat kundër Salvinit do të vihen para deputetëve, të cilët do të votojnë ose për atë që të dalë në gjyq apo për të ndaluar procedurat. Nëse çështja arrin në gjyq dhe Salvini mund të denohet dhe të përballet me burg deri në 10 vjet./arbresh.info/
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës