Kërcënohet me jetë Matteo Salvini: Ke 3 shqiptarë pas qafe

08:47 | 2 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka publikuar në rrjetet sociale një letër kërcënuese që ka ardhur në adresë të tij.

Salvini thekson se letra kërcënuese i ka ardhur mëngjesin e sotëm në ambientet e ministrisë. E shkruar me një gramatikë të keqe, në letër ndër të tjera thuhet: “Ke 3 shqiptarë pas qafe, do ekzekutohesh, je derr, gay”.

Ndërkohë, komenti i Salvinit në rrjetet sociale ishte: “Eci përpara në punën time, puthje e përqafime”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme